Nisma e PD dhe PS për hapjen e dosjeve, Bushka: Asnjëherë vonë për të zbardhur të vërtetat

1 Minuta Lexim

Komisioni i Ligjeve është mbledhur ditën e sotme sot për të diskutuar nismat e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për hapjen e dosjeve.

Nisur nga kjo kryetarja e komisionit, Klotilda Bushka theksoi rëndësinë e këtyre nismave për të zbardhur të vërtetat e së kaluarës.

“Është detyra jonë që të marrim nisma dhe tu përgjigjemi nevojave në shërbim të së vërtetës. Transparenca dhe e drejta e informimit është ajo që duhet të zbatohet dhe i hap rrugës q ëi shërben interesit kombëtar”, tha Bushka.

Pyetjes së bërë shpesh se përse sot kjo nismë, Busha iu përgjigj duke thënë se nuk është asnjëherë vonë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull