Morën peng 17-vjeçaren në Kavajë, arrestohen dy të rinj nga Peqini

1 Minuta Lexim

Dy të rinj të cilët akuzohen se kanë marrë peng për disa orë një vajzë 17 vjeçe janë arrestuar këtë të mërkurë nga policia.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Kavajë. Mësohet se e reja është marrë me forcë nga dy të rinj, një 23-vjeçar dhe një tjetër 18-vjeçar me banim në Peqin.

Sipas policisë, ata e kanë mbajtur vajzën për disa orë në një ambient në qytet duke u dhunuar.

Nuk dihet ende shkaku i këtij veprimi, ndërsa policia ka marrë dëshminë e vajzës si edhe të dy pengmarrësve.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull