Gazetari Artan Hoxha ka bërë një delaratë të fortë mbrëmjen e sotme, teksa ka qenë duke folur për të shumëkërkuarin e drejtësisë, Ervis Martinaj.
Hoxha tha në emisionin “Pressing” se Martinaj ka qenë mbështetës dhe financues i Partisë Demokratike në fushatën e fundit elektorale, kohë kur PD drejtohej nga Lulzim Basha.
“Martinaj ka qenë mbështetës, financues i Partisë Demokratike. Edhe në fushatën e fundit ka qenë financues i fuqishëm i Partisë Demokratike”, theksoi gazetari.