Mungesa e punonjësve – a ka zgjidhje?

2 Minuta Lexim

Përparim Tushaj

Shqipëria nuk është vendi i vetëm që po vuan mungesën e punonjësve (kuptohet përveç adminsitratës publike që ka mbipopullim). Vendet/korporatat/kompanitë e ndryshme kanë bërë zgjidhjet sipas kushteve dhe mundësive të tyre. Bazuar në përvoajt më të mira, mendoj që kompanitë në Shqipëri duhet të shohin disa burime që nuk janë vënë në efiçencë të plotë:
– Puna me kohë të pjesshme. Ka shumë njerëz që janë të gatshëm të punojnë nga 2-6 orë në ditë. Psh mamat gjatë kohës që kanë fëmijët në shkollë, apo punonjës që duan të punojnë në turne të pasdites/natës në fabrika etj.
– Puna nga shtëpia. Është një burim i madh punonjësish sidomos të rinjë, studentë apo ata që jetojnë larg nga vendodhja e biznesit. Kompanitë e huaja apo ato vendore që ofrojnë shërbime për jashtë vendit, tashmë punësojnë studentë pafundësisht.
– Automatizimi i proceseve hap pas hapi. Teknologjia është e shtrenjtë si investim fillestar, kërkon specialistë, por në afat gjatë është shumë efiçente.
– Nënkontraktimi i shërbimeve që nuk janë thelbësore tek kompani të specializuara ju jep mundësinë që të përqndroni forcat tuaja tek pjesa thelbësore e biznesit.
– Tërheqja e punonjësve nga vendet tjera. Është një mundësi por e vogël pasi ekonimia jonë nuk mund të konkurojë me vendet e BE-së apo rajonit për kushtet dhe pagat.
Këto janë disa përvoja që përdoren dhe që kanë treguar që e zbusin mungesën e punonjësve. Mundësitë janë të pafund kuptohet, kështuqë sejcili biznes vepron në përshtatje me nevojat e veta.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull