Përfshihet nga flakët shtëpia në Patos, zjarrfikësit kërkojnë përforcime

1 Minuta Lexim

Një tjetër zjarr i madh ka përfshirë Patosin. Flakët kanë përfshirë një banesë 2-katëshe në lagjen ’29 marsi’.

Zjarri ka rënë fillimisht në katin e sipërm të banesës ndërsa flakët e kanë përfshirë dhe po digjet totalisht. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Zjarri në banesë dhe flakët në kodrat e Margëlliçi njëkohësisht kanë vështirësuar punën e tyre ndërsa janë kërkuar përforcime nga Berati e Mallakastra.

Në terren po punojnë forcat zjarrfikëse të Patosit, Fierit, Roskovecit dhe Albetrolit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull