Parashikimi i motit, e premte, 23 shtator 2022

1 Minuta Lexim

Për ditën e premte vendi do të vijojë të ndikohet nga masat e qendrueshme. Moti përgjithësisht parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta e përkohësisht mesatare në zonat malore.

Në alpe shi i izoluar i dobët. Era do të fryjë nga kuadrati i veriut mesatare. Në bregdet përkohësisht e vrullshme.

Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 6 deri 18°C
në zona e ulëta 8 deri 24°C
në zona bregdetare 12 deri 24°C

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull