Itali – Angli, sfidë emocionuese

3 Minuta Lexim

Klubet europiane kanë ndaluar së luajturi, për ti lënë vendin ekipeve kombëtare. Kompeticioni i Nations League do të sjellë për të gjithë teleshikuesit ndeshje spektakolare, vetëm dy muaj para startit të botërorit katar 2022. Super sfidat e gjigandëve europian do të keni mundësi t’i ndiqni live vetëm në SuperSport.

E premtja do të rezervojë përballje tepër interesante ku do të risjellë edhe një herë finalen e Euro 2020. Në Ligën A, në grupin 3 Italia do të përballet me Anglinë në “San Siro”. Sfida e parë e tyre në Nations League përfundoi në barazim, ndërsa “axurrët” mburren me triumfin e fundit në Europian, ku Italia fitoi përball Anglisë me penallti.

Për “tre luanët” do të jetë një sfidë e vërtetë pak para fillimit të botërorit, ndërsa Italia kërkon fitoren me çdo kusht me shpresën për të arritur vendin e parë në grup, pasi katër herë kampionët e botës do të jenë mungesa e madhe në Botërorin Katar 2022.

Po në këtë grup Kombëtarja e Gjermanisë do të përballet me Hungari, ku në dy ndeshjet e fundit midis tyre katër herë kampionët e botës nuk ia kanë dalë dot për të fituar. Hungarezët i kanë marrë dy barazime radhazi, fillimisht në grupet e Euro 2020 dhe më pas në sfidën e parë në Nations League, ku Hungaria në “Puskas Arena” ja doli përsëri ti ndalte gjermanët në barazimin 1-1.

Sfida do të jetë një provë e vërtetë për “panxerat”, megjithatë trajneri Hans Flick do ta ketë të vështirë pasi do të duhet të bëj pa Manuel Neuer dhe Leon Goretzka të cilët janë infektuar me Covid-19.

Gjithashtu në Super Sport prej orës 18:00 do të transmetohet edhe Gjeogji–Maqedoni e Veriut. Në Ligën C në grupin 4, do të zhvillohet një përballje tepër interesante ku do të luhet gjithçka për të arritur vendin e parë. Gjeorgjia për momentin kryeson me 10 pikë, 3 më shumë se vendi i dytë i cili mbahet nga Maqedonia e Veriut dhe në rast të një fitoreje, gjeorgjianët do të siguronin vendin e parë në renditje, ndërsa fitorja e Maqedonisë së Veriut do të rihapte edhe njëherë llogarit në grup.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull