Prokuroria Durrës ka sekuestruar 6 apartamente, 3 automjete, garazh dhe llogari bankare. Bëhet fjalë për pasurinë e shtetasit nga Shijaku Klejdi Avdyli, dhe të familjarëve të tij.
Sipas Prokurorisë pasuria është vënë nga para të ardhura nga krimi. Abdyli është arrestuar në maj 2019 si person në kërkim ndërkombëtar për trafik droge nga drejtësia italiane.
Mbi kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, bazuar në nenin 274 të K. Pr. Penale si dhe ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” (ndryshuar me ligjin nr. 24/2014, datë 20.03.2014, nr. 70/2017, datë 27.04.2017), me vendimin nr. 573, datë 18.09.2022, ka vendosur:
-Të caktojë si masë sigurimi pasuror “Sekuestro Preventive”, për pasuritë e shtetasit K.A dhe të familjarëve të tij.
Për këto arsye në mbështetje të vendimit të mësiperm si dhe të neneve 462,463 të K.Pr.Penale është urdhëruar:
1.Ekzekutimi i menjëhershëm i vendimit penal Nr. 573, datë 18.09.2022 të Gjykatës Shkallës së Parë Durrës për pasuritë e shtetasit K.A dhe familjarëve të tij:
Pasuritë e sekuestruara:
•Garazhd me sipërfaqe 160.91 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
•Apartament me sipërfaqe 73.68 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
•Apartament me sipërfaqe 58.36 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
•Apartament me sipërfaqe 73.68 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
•Apartament me sipërfaqe 59.61 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
•Apartament me sipërfaqe 114.5 m2, ndodhur në Tiranë, në pronësi të shtetasit I.A dhe E.A;
•Apartament me sipërfaqe 69.92 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetases E.A;
•Automjet me targa AA____, në pronësi të shtetasit K.A;
•Automjet me targa AA____, në pronësi të shtetasit K.A;
•Motomjet me targa AY____, në pronësi të shtetasit K.A;
•Automjet me targa AA____, në pronësi të shtetases Sh.A;
•Llogarinë në X, me valutë në Euro, në emër të shtetasit I.A;
•Llogarinë në X, me valutë në Euro, në emër të shtetasit I.N. A.
•Llogarinë në X, me valutë në Euro, në emër të shtetasit I.N. A.
2. Është ngarkuar me ekzekutimin e ketij vendimi, Drejtoria Vendore e Agjensisë
Shtetërore të Kadastrave Durrës, Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrave Tiranë, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, X dhe banka X.
I riu, lindur në Tiranë dhe banues në Durrës, u arrestua në të njëjtën ditë që u shpall në kërkim nga Interpol Tiranë më 2019-tën, pasi autoritetet italiane e kishin shpallur në kërkim ndërkombëtar referuar një urdhër arresti të Gjykatës së Peskarës për kryerjen e veprës penale “Trafikim i narkotikëve”
Klejdi Avdyli në bashkëpunim me persona të tjerë në gjashtë raste të përsëritura, mbajtën, transportuan dhe shitën sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit kokainë.