Një aksion i policisë është kryer sot në ambjentet e Spitalit të Traumës në Tiranë.
Si rezultat i këtij aksioni disa mjekë të spitalit të Traumës janë shoqëruar në komisiariat.
Ndaj mjekëve të shoqëruar është ngritur akuza e korrupsionit.
Mësohet se një prej mjekëve të arrestuar është kapur në flagrancë duke marrë para.
Arrestimi është bërë nga agjentët e policisë së Tiranës.
Nuk dihet ende shuma e parave të marra nga mjeku dhe identiteti i tij.