Vlora qarkulloi mbi 300 milionë euro gjatë sezonit veror

1 Minuta Lexim

Tashmë nuk ka më asnjë mëdyshje që sezoni veror i këtij viti për rrethin e Vlorës ka qenë mjaft i mbarë jo vetëm nga numri i frekuentimit të turistëve kryesisht të huaj, por edhe nga të dhënat financiare.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Tatimeve flet për qindra milionë euro që janë qarkulluar në Vlorë gjatë muajve të sezonit.

Qarkullimi në Vlorë ka qenë dyfish në krahasim me vitet e tjera. Vlora po rritet me shpejtësi shumë të madhe. Mund të them që ka qenë në një fazë të qarkullimit, mbi 300 milionë euro”, thotë Sokol Kanani për A2.

Kjo ka sjellë edhe rritje të numrit të personave të punësuar por njëkohësisht edhe rritje të pagës, që është reflektuar edhe në rritje të pagesave.

Gjatë sezonit veror numri i të punësuarve shkoi në 27 mijë persona, ndërsa u aktivizuan rreth 1000 subjekte me aktivitet sezonal, nga të cilat 280 ishin subjekte të reja të çelura gjatë këtij viti.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull