Digjet gjatë natës makina e Deizi Arapit, vajza ‘gangstere’ nga Bilishti që goditi me kokë dhe shkelma policin

1 Minuta Lexim

Një makinënë qytetin e Bilishtit është shkrumbuar totalisht nga flakët. Sipasinformacioneve zyrtare, bhet me dije se automjeti është në pronësi të shtetases Deizi Arapi. Kjo e fundit e njohur për konfliktin me policinë e këtij qyteti, ku më pas u shoqërua edhe në komisariat.

Është hera e dytë që 27 vjeçares i digjet makina përpara shtëpisë së saj. Ndërkohë që policia po merret me zbardhjen e rrethanave, nuk përjashtohet mundësia e konflikteve që e reja mund të ketë pasur.

Njoftimi i Plotë:

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 25.09.2022, rreth orës 02:20, në qytetin e Bilishtit, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, në përdorim të shtetases D. A., banuese në Bilisht, i cili ishte i parkuar para banesës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull