Policia italiane arrestoi 43-vjeçaren Barbara Ghena dhe 29-vjeçarin Andrea Fagnoni si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit shqiptar Fatmir Ara në fillim të Shtatorit.
43-vjeçarja e cila është motra e autorit kryesor Davide Ghena, i cili ka rrëfyer me herët krimin dhe i riu tjetër, dyshohet se kanë ndihmuar me mjete, por edhe moralisht në organizimin e vrasjes së Arës, sipas raportimeve në mediat italiane.
Motivet mbeten ende të paqarta për shkak të asaj që përfaqësojnë të arrestuarit. Barbara përshkruhet si një person pa të shkuar kriminale dhe asnjë lidhje të dyshimtë, ndërkohë punon si një kujdestare fëmijësh dhe i arrestuari tjetër njihet si i papunë.
Fatmir Ara u gjet i pajetë një ditë pasi ishte shpallur i zhdukur nga familjarët, ai ishte qëlluar disa herë me armë zjarri dhe ishte lënë buzë një rrugë në një zonë të pyllëzuar në afërsi të kompanisë së drejtonte.
Fillimisht hetuesit Italian u fokusuan të e shkuara e Arës për shkak të disa precedentëve penal, por në raportimet e fundit, mediat italiane thonë se çdo pistë mbetet e hapur në zbardhjen e motiveve.