Berisha mbledh Këshillin Kombëtar të PD, në fokus ratifikimi i “trupës” gjykuese për lobimin rus të Bashës dhe…!

3 Minuta Lexim

Ish-kryeministri Sali Berisha mblodhi në orën 17:00 Këshillin Kombëtar të PD.

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PD, zëdhënësja e selisë blu Floriana Garo ka bërë me dije vendimet që janë marrë.

Garo bërri me dije se në mbledhjen e ditës së sotme Kryesia ngriti një grup hetimi me qëllim auditimin e fondeve të çështjet së Nik Muzin si dhe është miratuar modaliteti i përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet vendore, si dhe kodi i sjelljes së PD-së dhe rregullorja e brendshme e organeve dhe degëve.

“Përshëndetje!

Kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë u mblodh këtë pasdite dhe vendosi ngritjen e grupit të auditimit dhe verifikimit të përdorimit të fondeve të Partisë Demokratike të Shqipërisë për aktivitete lobimi në fushatën zgjedhore të vitit 2017.

Berisha mbledh Këshillin Kombëtar të PD, në fokus ratifikimi i "trupës" gjykuese për lobimin rus të Bashës dhe...!Bazuar në nenin 47 dhe 48, pika 1, gërma E, të Statutit të Partisë Demokratike dhe në Rezolutën e Kuvendit Kombëtar të datës 30 Prill.

Në mbledhjen e datës 26 Shtator 2022, kryesia e Partisë Demokratike me qëllim auditimin e përdorimit të të fondeve të Partisë Demokratike për çështjen Nik Muzin vendosi ngritjen e grupit të auditimit me përbërjen si më poshtë:

Ledina Mandia – kryetare
Florion Mima – Anëtar

Edmond Spaho – Anëtar
Enno Bozdo – Anëtar
Aldo Bumçi – Anëtar

Objekti i veprimtarisë së grupit të auditit është kontrolli,verifikimi, dhe bërja e transparencës së plotë lidhur me përdorimin ose jo të fondeve të Partisë Demokratike të Shqipërisë, me çfarëdolloj prejardhje, në aktivitete lobimi në periudhën përpara, gjatë dhe pas zgjedhjeve për kuvendin e datës 25.06.2017.

Grupi i auditit duhet të verifikojë në mënyrë të veçantë dhe të japë përgjigje të plotë lidhur me akuzat e bëra publike në media mbi përdorimin e fondeve me prejardhje të dyshimtë ose dhe të paligjshme për aktivitete lobimi në favor ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Lulëzim Basha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu në mbledhjen e sotme kryesia miratoi rregulloren mbi modalitetet e përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet e pushtetit vendor.

Në rend dite ishte dhe u miratua gjithashtu kodi i sjelljes së mirë, etikës dhe integritetit ku përshkruhen vlerat dhe besimet themelore ku mbështetet dhe i promovon çdo anëtar i Partisë Demokratike.

Së fundmi, u miratua rregullorja e funksionimeve të organeve drejtuese të Partisë Demokratike të Shqipërisë si dhe rregullorja e brendshme e degëve të partisë.

Kryesia vendosi që t’ja paraqesë rregulloret e mësipërme për miratim Këshillit Kombëtar në mbledhjen e sotme të orës 17:00 ku gjithashtu do të diskutohet aksioni opozitar. Faleminderit!”, tha Garo.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull