Dhunoi gruan në sy të fëmijëve, arrestohet moderatori shqiptar

2 Minuta Lexim

Gazetari dhe moderatori Arben Ahmeti është arrestuar dje nga Policia e Kosovës në orët e mbrëmjes. Ahmeti është arrestuar pasi ka dhunuar gruan në prezencë të fëmijëve. Gazeta Express raporton se gazetarë e ka shtyrë gruan pasi kjo e fundit kishte kërkuar të qëndronte në shtëpi për fëmijët.

“Më datë 25.09.2022, në ora 18:15, është pranuar kallëzim për dhunë në fshatin Laplla Sellë, rruga Dragovacka. Në vendngjarje ka dalë patrulla si dhe polici hetues në detyrë për dhunë në familje ku sipas V. A. ka pasur konflikt me bashkëshortin. Pra sot më 25.09. 22 rreth orës 18:00 i dyshuari Arben Ahmeti, i cili në atë kohë i kishte sjellur dy fëmijët (5 dhe 6 vjeç) të cilët qëndronin tek ai nga data 23.09.22 për shkak se çifti nuk jetojnë bashkë.

Në atë moment ka pasur një konflikt kur viktima/ gruaja e ka pyetur të dyshuarin të qëndrojë në shtëpi me familjen e tij për shkak se ia kanë kërkuar fëmijët të cilët në atë moment qanin për babanë e tyre, i dyshuari ka kundërshtuar duke e ofenduar verbalisht viktimën deri në momentin kur ka pasur kontakt fizik, përkatësisht duke e shtyer me duar nga ana e të dyshuarit.

Për shkak të ankthit, stresit, gjendjen e viktimës, patrulla ka kërkuar ndihmë mjekësore për të”, thuhet në raportin e policisë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull