Një pistoletë, e fshehur brenda një bidoni vaji për makina, është gjetur në Portin e Durrës ndërkohë që është ndaluar personi që po tentonte ta kalonte.
Skaneri i bagazheve ka identifikuar një pistoletë dhe më pas janë lajmëruar urgjent strukturat e policisë në Port Durrës.
Aksioni është kryer nga Dogana Durrës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.