Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria: Të përfshirë dhe zyrtarë!

3 Minuta Lexim

Policia e Tiranës ka arrestuar 13 persona të cilët kanë kryer mashtrim ekonomik me TVSH-në, duke lëshuar fatura fiktive ndërkohë që nuk ushtronin asnjë aktivitet ligjor.

Nën hetim janë vënë disa prej kompanive të zotëruar nga biznesmenë të ndryshëm.

Subjektet e vëna nën hetim kanë prerë 1.2 miliardë lekë fatura fiktive, duke i shkaktuar shtetit një dëm financiar prej 3 milionë eurosh.

Sipas njoftimit zyrtar, dyshohet se në këtë aktivitet kriminal janë të përshirë edhe zyrtarë, për të cilët vijon hetimi.

Njoftimi i Plotë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të Procedimit Penal Nr.1054 të vitit 2020,pas një pune disa mujore me metoda speciale të hetimit bënë të mundur ekzekutimin e Vendimit nr.1981 Regj.Them. datë 24.09.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar masë sigurimi “arrest në burg” ndaj 13 shtetasve si dhe masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” ndaj 4 shtetasve, të lidhur ngushtë me subjektetfiktive “No-El Construction” me nipt L72302057R, “G.S Construction” me nipt M01704017D, “Fam Construksion” me nipt L81408017V, “Tirana Universal Construksione me nipt L81721022Q, “Glob Construksion”, me nipt M21416014J, “Fredi 2021”, me nipt M11505007T, “Xhersi 2021”, me nipt M11705012P, “Aluku Grup”, me nipt M01922011F, “Joam”, me nipt M12315033I, si dhe të lidhur ngushtë me subjektet përfituese “Mihola”, me nipt L81616001M “E.L.2020 construksion”, me nipt M01420028U, “Amarildo Hasrama”, me nipt L61410014F, “Priam 20”, me nipt M02006001I.

Sa më sipër, nga analizimi dhe studimi i të dhënave të shoqërive objekt hetimi,rezulton se kanë funksionuar si furnizuese, kanë lëshuar fatura fiktive duke mos kryer asnjë blerje dhe duke mos ushtruar në asnjë moment aktivitet ligjor. Këto fatura fiktive janë injektuar në mënyrë direkte në shoqëri tregtare që operojnë në fusha të ndryshme, në vlerën totale 1,257,082,590 lekë, duke i shkaktuar shtetit një dëm finaciar në TVSH dhe TF, afërsisht 300,000,000 lekë, këto të fundit me kontabilizimin e kësaj vlere kanë ulur pagesën e TVSH mujore, si dhe duke rritur fiktivisht shpenzimet vjetore kanë ulur normën e TF.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull