Tom Doshi vizitë në kryeministri, një ditë pas ndryshimeve të miratuara nga Kryesia e PS-së,

1 Minuta Lexim

Tom Doshi, partia e të cilit fitoi 3 deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, ka kryer ditën e sotme një vizitë në kryeministri.

Ende nuk dihet arsyeja e vizitës së Doshit në kryeministri, ndërkohë që ditët e fundit në qarkun e Shkodrës, pati një debat mes Edona Bilalit dhe këshilltarëve të PS-së, qark në të cilin ish-deputeti ka ndikim të rëndësishëm politik.

Më herët Rama kishte deklaruar se që prej shpalljes së Doshit “non grata” na Departamenti i Shtetit ai i kishte shkëputur marrëdhëniet me të.

Kryesia e PS-së vendosi Elisa Spiropalin si drejtuese politike në qarkun e Shkodrës duke zëvendësuar Edona Bilalin. Në ditët në vijim pritet të diskutohen emrat e kandidatëve për bashkitë e vendit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull