Atë që s’ bënë djemtë, e arritën vajzat e Vllanisë

1 Minuta Lexim

Anila Basha*

Kjo lojë po bëhet shumë e fortë. Atë që s’e bënë dot djemtë, vajzat e arritën më së miri. Tani, vajzat e Vllaznisë në Europë, janë një realitet që do ta shijojmë të gjithë. Më së pari vetë futbollistet tona të talentuara, qyteti i Shkodrës që ato përfaqësojnë me zemër, dhe gjithë Shqipëria.

Vajzat e Vllaznisë mundën sot në “Loro Boriçi” ukrainaset e Vorskla Kharkiv me rezultatin 2 me 1 dhe ky rezultat i çon për herë të parë në grupet e Ligës së Kampioneve.

Në emrin tim personal, si kryetare e komisionit të Futbollit të Vajzave në Shqipëri, shpreh mirënjohjen për punën e palodhur të vetë vajzave futbolliste dhe stafit që i trajnon me përkushtim ditë pas dite.

Shpresoj dhe besoj për një përfaqësim sa më dinjitoz në kompeticionin evropian, për të ngritur lart, emrin e Vllaznisë, Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë. Ndihma e pakursyer e Federatës Shqiptare të Futbollit nuk do të mungojë.

#GoGirls #Vllazniakrenariajone

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull