Zbulohet fotografia e pa publikuar më parë, Vis Martinaj i fiksuar pas vajzave seksi

2 Minuta Lexim

I shumëkërkuari i drejtësisë, Ervis Martinaj, i njohur ndryshe dhe si “mbreti i lojërave të fatit”, prej më shumë se një muaji është bërë kryefjalë e medieve pas zhdukjes në mënyrë misterioze.

Është marrë peng dhe është vrarë apo ka bërë një zhdukje të inskenuar? Përgjigjen e kësaj pyetje Policia nuk e ka dhënë ende, teksa pretendon se do flasë vetëm kur të ketë prova dhe fakte.

Ai njihej dhe për shoqërinë me vajzat seksi të showbizit, ku vetëm dy ditë para se të zhdukej, u filmua nga kamerat e sigurisë së kaloi natën me një miss në një hotel të njohur në qytetin e Durrësit.

Së fundmi, në media është publikuar një foto e vjetër e Ervis Martinaj, ku thuhet se ai është në klubin e njohur +18 në Dusseldorf të Gjermanisë, i quajtur “FKK- und Saunaclub Oceans”.

Ky i fundit, përveç se një “club” nate është dhe një shtëpi publikë mjaft e njohur në Gjermani, që vizitohet nga biznesmenë në këmbim të kënaqësive seksuale.

“FKK- und Saunaclub Oceans” i hapi dyert për herë të parë më 5 Nëntor 2014, teks pretendon se aty ka mbi 200 prostituta.

Duhet theksuar se prostitutat aty janë të vetëpunësuara dhe ofrojnë shërbimet e tyre për llogari të tyre dhe çmimi i hyrjes në “FKK- und Saunaclub Oceans” nuk përfshin asnjë shërbim për to.

Në foton e publikuar për herë të parë, Ervis Martinaj shfaqet me një golf të zi, ku siç duket ka shkuar në sezon vjeshte.

Në foto-galerinë e mëposhtme, mund të shihni foton e Ervis Martinajt dhe pamjeve të vajzave seksi në “FKK- und Saunaclub Oceans”.

Zbulohet fotografia e pa publikuar më parë, Vis Martinaj i fiksuar pas vajzave seksi Zbulohet fotografia e pa publikuar më parë, Vis Martinaj i fiksuar pas vajzave seksi Zbulohet fotografia e pa publikuar më parë, Vis Martinaj i fiksuar pas vajzave seksi

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull