Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka mbërritur këtë të enjte në Presidencë.
Bëhet me dije se Kim pritet të zhvillojë një takim me presidentin Bajram Begaj në zyrën e tij. Ende nuk dihen arsyet e takimit mes diplomates së SHBA dhe kreut të shtetit, ndëra në vijim pritet të zbardhen dhe diskutimet mes tyre.
Ndërkohë ditën e djeshme Kim u takua me deputeten Mesila Doda dhe Fatmir Mediu ku folën për zhvillimet e brendshme politike në PD.