Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë
do të vijojë të jetë në ndikim të kushteve të paqëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet fillimisht me vranësira dhe intervale të shkurtra me diell. Reshjet e shiut do të përfshijnë veriperëndimin dhe lokalisht qendrën e vendit. Në veriperëndim shtrëngata në mëngjes.
Prej orëve të pasdites moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe kthjellime.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim mesatare ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera herës e vrullshme. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3 deri 5 ballë.