Ambasadori gjerman, thirrje të fortë kryebashkiakëve: Bëjeni për Shqipërinë, jo sepse ua kërkojmë ne

1 Minuta Lexim

Ambasadori gjerman, Peter Zingraf ka marrë pjesë në takimin e organizuara mbi menaxhimin e mbetjeve në vend, ku i pranishëm është kryeministri Edi Rama së bashku me kryebashkiakët e vendit.

Zingraf tha se plani për menaxhimin e mbetjeve duhej të bëhej për të mirën e vendit dhe jo vetëm sepse e kërkon Bashkimi Europian. Mes të tjerash, ai tha se një plan i tillë ishte i detyrueshëm duke qenë se Shqipëria kishte hapur negociatat për anëtarësim në BE.

“Këtë më së shumti e bëni për Shqipërinë jo sepse thjesht kërkohet nga BE. Me nisjen e bisedimeve për hyrjen në BE, do të jetë e detyrueshme për rrugën tuaj drejt Europës një plan për menaxhimin e mbetjeve. Gjermania vlerëson shumë që sektori i menaxhimit të mbetjeve është përmirësuar deri në 2020-tën.

Nuk duhen thjesht miratime legjislative por duhet të aplikohet nga administrata dhe më pas nga të gjithë qytetarët. Me udhëzimet e prezantuara sot, bashkitë do të marrin një mjet shumë të mirë”- u shpreh Zingraf mes të tjerash.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull