Qeveria hoqi fashën 800 kw/h Meta: Vendimi i ERE-s i pabazuar, tërheqja për shkak të zgjedhjeve lokale

1 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama, përmes një komunikimi në rrjetin social bëri me dije se nga nesër, në 1 tetor nuk do të hyjë në fuqi fasha prej 800 kw/h

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një dalje për mediat, foli mbi këtë vendim, duke deklaruar se vendimi që mori Enti Rregullator i Energjisë ishte i pabazuar në situatën energitike në vend.

Sipas Metës, shteti ka rënë, dhe kjo u pa qartyë në vendimin e fundit që komunikoi Rama, ndonëse i takonte ERE-s.

Ndërsa situata energjitike është dështim këto 10 vite, shtoi kreu i PL-së.

“Vendimi i ERE i pa bazuar në situatën energjetike në vend. Komunikimi i Ramës e zhbëri ERE-n, se këtë vendim duhet ta merrte ERE, kjo tregon që shteti ka rënë. Sistemi energjetik, dështime katastrofike në këto 10 vite

Reflektimi pas reagimeve të qytetarëve dhe qëndrimeve të argumentuara të opozitës. Tërheqja e qeverisë edhe për shkak të zgjedhjeve lokale”, tha Meta.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull