Pedagogu i kriminalistikës Ervin Karamuço, thotë se amnistia fiskale rrezikon të ardhmen tonë në Bashkimin Europian
Në MCN Live, Karamuço tha se ne kemi shumë eksponentë të krimit të organizuar dhe pastrojnë para dhe merren me aktivitete, por që nuk kanë rekorde kriminale dhe këta janë kontingjenti kur flasim për rrezik të shtuar deri në humbjen e statusit të Bashkimit Europian.
Ai detajoi se ka pasur një korrespodencë dhe sinjali i parë që i shpjegohej kryeministrit se pse kundërshtoj amnistia fiskale dhe më pas ka qenë kundërshtim i Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe në vijim të gjithë ambasadorët janë në një zë kundër amnistisë.
“Jemi përballë BE i cili i gjithi është kundra kësaj, kemi ende shumë boshllëqe të mëdha për të menaxhuar dhe kontrolluar burimet e paligjshme. Ne jemi në zonën gri, si një zonë ku rrezikohemi dhe jemi të pasigurt ende për të marrë nën kontroll çështjen e pastrimit të parave.
Ne duhet të bëjmë ndërgjegjësim me veten, sepse ndryshe mund të kthehemi në parajsë fiskale, e cila na çon shumë larg në procesin e integrimit që sapo e kemi filluar.
Mund të na kthejnë se me këtë risk që keni marrë, nuk duhet të implantohet si pjesë e Bashkimit Europian. Kjo formulë është paradhoma e parajsës fiskale, si ishujt Kajman, Meksika etj., por jo aty ku synojmë të integrohemi.
Shtetet europiane kanë ngritur si shqetësim cilët janë këta individë që i marrin paratë në çantë, kalojnë kufijtë e BE, i çojnë këto para në Shqipëri dhe i legalizojnë.
Dhe thonë po ne ku jemi? Kjo na çon në një skenar të frikshëm, mbase lekët kanë ardhur dhe është momenti për t’i mbyllur në bankë. 2 milionë euro nuk mund t’i ketë një emigrant i zakonshëm.
Ne marrim një risk të madh në sy, për të ndihmuar diçka në ekonominë që ndodhet në krizë. Ky veprim mund të ketë pasoja të mëdha kriminale dhe padrejtësi ndaj bizneseve, ku do na lindin si kërpudha dhe vitrina nga këto para që nuk i dimë ku u mblodhëm dhe si u fituan.
Pse ka rënë kaq euro? Persona të caktuar i kanë sjellë në tregun shqiptar dhe i kanë gati që me tu miratuar drafti, do i shpërndajnë. Se ndryshe nuk e shpjegoj dot këtë kurs të euros”, thotë Karamuço.