Plazhi vazhdon… Turistët nga Lindja, në plazhin e Currilave në Durrës

2 Minuta Lexim

Fundjava e fundit e shtatorit ka ofruar një mot plot diell në bregdetin e Durrësit. Edhe pse temperaturat gjatë ditës nuk e kaluan 22 gradë, pushues vendas e të huaj shijuan banjot e diellit dhe të ujit në plazh.

“Është pak i freskët, por i përballueshëm për ne durrsakët e vjetër”, thotë një banor.

“Temperaturat janë të pranueshme për trupin. Besoj se kështu do të vazhdojmë”, shprehet një tjetër.

“Sot jo se ishte shumë ftohtë se ka dhe shumë erë prandaj”.

“Temperatura është jo shumë e ngrohtë, po normale për të bërë banjo. Ka ditë që temperaturat luhaten, po ne lahemi përditë”.

“Është këndshëm. Temperaturat janë të mira për ne. Në vendin tonë është rreth 10 gradë tani”, tregon turistja.

Plazhi i Currilave, në veri të qytetit të Durrësit, është një plazh i dashur për durrsakët. Ky plazh ka pushuesit e vet besnikë, po dhe shumë të tjerë që e frekuentojnë atë dhe përgjatë stinës së vjeshtës e madje dhe në dimër.

Jemi një grup pensionistësh që fillon janari dhe deri më 31 dhjetor neve na ke përditë këtu”.

“Plazhi i Currilave është vendi më i qetë, më i pastër estetikisht dhe më i frekuentuar për durrsakët. Megjithatë këtu vijnë nga  e gjithë Shqipëria dhe të huaj dhe mikpritja është me bollëk”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull