Yuri Kim takoi Ilir Metën? Berishës nuk i ikën inati: Të më kërkojë falje!

2 Minuta Lexim

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka theksuar dje se nuk takohet me persona të shpallur “non grata” duke iu referuar Berishës dhe ka theksuar sërish qëndrimin e saj se njeh Enkejeld Alibeajn në krye të PD.

Berisha tha se këto deklarata nuk janë të vërteta. Ai  i ka bërë thirrje ambasadores Kim që t’i kërkojë falje publike demokratëve për frazën “Mos hani bar që të votoni Sali Berishën”. 

Berisha: Zotimi i ambasadores se zyrtarët amerikanë dhe ajo personalisht nuk takohen me persona të dizenjuar është një deklaratë sikur ta kishte bërë Edi Rama. Pse them Edi Rama? Sepse është gënjeshtër, nuk është e vërtetë. Zyrtarë të lartë të Departamentit të Shteti takohen me të dizenjuar apo idhtarë të flaktë të Putinit, si Dodiku. Cila qëndron këtu? Kjo është një gjë e pavërtetë. Ambasadorja sillet si guvernatore.  Përveç kësaj u bë e famshme ajo fraza e barit. Zonja u bëri thirrje demokratëve mos hani bar që të votoni Sali Berishën. Këtu i ka prishur marrëdhëniet me Sali Berishën. Unë kam deklaruar që pa kërkuar ndjesë publike demokratëve ajo nuk takohet me Sali Berishën.  Të kërkojë ndjesë dhe pastaj të tjerat diskutohen.

Berisha theksoi se PD mbetet e vendosur për të zhvilluar marrëdhënie shumë të mira dhe miqësore me SHBA. sipas tij SHBA është aksioneri kryesor i sigurisë së botës së lirë dhe opozita beson se duhet të japë çdo kontribut të nevojshëm që ky funksion të përmbushet në funksion të vendit dhe paqes në botë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull