Inflacioni në Eurozonë shënon një tjetër rekord, arrin në 10% në shtator

1 Minuta Lexim

Inflacioni në Eurozonë ka arritur në 10% në muajin shtator, sipas Eurostat. Sipas njoftimit të Eurostat, inflacioni këtë muaj është rritur në 10%, nga 9.1% në gusht, shkruan The New York Times.

Rritja e çmimeve të energjisë, të ushqimeve dhe të sektorit industrial, kanë ndikuar në rritjen e inflacionit. Inflacioni në Estoni ka rënë në muajin shtator në 24.2% , në krahasim me 25.2% në gusht.

Megjithatë, shkalla e inflacionit në këtë shtet është më e larta në Eurozonë. Lituania, Letonia dhe Holanda janë shtetet tjera me inflacionin më të lartë në Eurozonë me 22.5% , 22.4% , dhe 17.1% , respektivisht.

Franca ka raportuar shkallën më të lartë të inflacionit në 6.2 %. Gjithashtu, edhe Gjermania, ekonomia më e madhe në BE ka shënuar rritje të inflacionit në 10%.

Rritja e kërkesës për produkte dhe shërbime tjera, heqja e masave kufizuese të koronavirusit dhe lufta e Rusisë në Ukrainë, besohet se janë  shkaqet kryesore që kanë ndikuar në rritjen e inflacionit në shumë vende të botës.

Disa organizata botërore kanë paralajmëruar se bota mund të përballet me një recesion global në 2023.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull