Ilir Kadia
Zef Simoni,një nga miqtë e mij më të mirë në jetë, po shkon 90 vjeç!
-Zef, sot është dita e përkthyesit!A është e vërtetë se ti di 19 gjuhë?!
-Po pakësohen!Tani edhe në shqip zorem me e gjetë fjalën!-më përgjigjet Zefi me humor nga ana tjetër e telefonit.Gjuha e humorit është gjuha që Zefi njeh më mirë nga të 19 gjuhët e botës që ai zotëron.
Prej miqësisë shumë vjeçare unë di histori të shumta të Zefit që pa lejen e tij i kam bërë publike.Po që meqë sot është dita e përkthyesit po rrëfej mbledhjen e ambasadorëve të OKB-së në Gjenevë.Zefi ishte ambasadori i Shqipërisë.Çoheshin me rradhë ambasadorët e ish republikave Sovjetike që mbarojnë me “stan” dhe nuk u merrej vesh asnjë fjalë nga anglishtja.Kryetari i seancës kërkoi ndihmën e Zefit. Shkoi Zefi sipas rradhës pranë ambasadorit të Kirkizstanit,Uzbekistanit,Tartaristanit…dhe u kërkonte të flisnin në turqisht a rusisht a cilëndo gjuhë tjetër që t’a kishin më lehtë!Pastaj Zefi përkthente për Asamblenë e OKB në anglisht!
Zef,o Njeri i Mënçur e i Urtë,o Krenari Shqiptare:Gëzuar Ditën tënde!