Aksioni/ Dëshmia e të penduarit Dumani, RENEA ‘zbarkon’ në Elbasan! Në ndjekje të personave të shpallur në kërkim

1 Minuta Lexim

Forcat RENEA kanë zbarkuar mbrëmjen e sotme në Elbasan duke kryer kontrolle të imtësishme në qytet.

Burime nga policia bëjnë me dijese forcat RENEA kanë nisur një aksion për kapjen e personave të shpallur në kërkim në të kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”.

Nuk dihen ende detaje të tjera nga operacioni dhe nëse apo jo persona të arrestuar ose të ndaluar nga kontrollet.

“Plumbi i artë” u finalizua pak muaj më parë pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani. Nga 32 urdhër arreste policia vuri në pranga vetëm 9 prej tyre ndërkohë që 9 të tjerë ndodheshin pas hekurave për vepra të tjera penale.

Për 14 personat që i shpëtuan aksionit të bujshëm, policia ka kryer disa kontrolle përgjatë muajve të fundit por pa sukses.

Mes emrave që kërkohen nga policia, janë edhe i shumëkërkuari Ervis Martinaj që rezulton i zhdukur prej datës 10 gusht, Suel Çela edhe emra të tjerë të njohur të botës së krimit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull