Mjeku kosovar Arbër Shehu bëhet drejtor në gjigantin farmaceutik ‘AstraZeneca’

2 Minuta Lexim

Mjeku kosovar, Arbër Shehu, nga 28 nëntori do të ushtrojë punën e tij si drejtor në një prej kompanive më të mira biofarmaceutike në botë “AstraZeneca’, përcjell .

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Shehu përmes një postimi në Instagram.

“Duke filluar nga data 28 Nëntor, do t’i bashkohem një prej kompanive më të mira biofarmaceutike në botë, ASTRAZENECA, si Drejtor Mjekësor i Asociuar/Drejtor Mjekësor i SHBA-së për Onkologji, Çështje Mjekësore”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, Arbër Shehu, nuk është një emër i pa dëgjuar në mjekësinë amerikane.

Nga një i mbijetuar i gjenocidit serb, në një student të shkëlqyer të mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, pas punës klinike si mjek në Kosovë, u pranua për të vazhduar studimet postdiplomatike në shkencat mjekësore në Universitetin e James Madisonit, në shtetin e Virginias të ShBA-së.

Pas diplomimit, ai siguroi një pozicion në Universitetin e Johns Hopkins, fakultetin e mjekësisë, në departamentin e sëmundjeve mushkërore dhe kujdesit intensiv, duke menaxhuar dhe koordinuar një laborator të ri të kërkimeve shkencore që u krijua për të kryer hulumtime që u ofron informacion praktikave më të mira mjekëve që trajtojnë COVID-19.

Pas punës dhe bashkëpunimeve me shumë qendra tjera spitalore ndërmjet grupit ai punon, dhe në bashkëpunim të ngushtë me Qendrën për Kontrollin e Sëmundjeve (QKS) në SHBA, Shehu gjithashtu u bë një nga autorët e një studimi për efektivitetin e vaksinave Pfizer dhe Moderna. Vetëm në vitin e fundit publikuan mbi 10 punime shkencore në revistat prestigjioze botërore, që në mënyrë të vazhdueshme e informuan QKS, Departamentin e Shëndetit dhe Administratën e Presidentit Biden, në lidhje me efektivitetin e vaksinave Covid-19 në parandalimin e hospitalizimit, ventilimit mekanik dhe vdekjes.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull