Ndryshime në Policinë e Shtetit. Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se Skënder Hita është emëruar Drejtori i Policisë së Durrësit.
Hita deri tani mbante postin e Drejtorit të Policisë së Dibrës dhe në Dibër është emëruar Drejtor i Policisë Dhimitraq Ziu.
Ky i fundit mbante deri tani postin e zv.drejtorit për Rendin në Durrës.