Ka një paralajmërim për sabotim nga Deti i Zi në Baltik, ndaj dhe po krijohen mënyra për të mbrojtur tubacionin Nord Stream.
Rusët kanë vendosur një strukturë të lëvizshme për të parandaluar depërtimin në bazën e Sevastopol-it, Krime, një instalim fondamental për pajisjen mbështetëse për bombardimet me raketa në Ukrainë.
Faqja e internetit e Zonës së Luftës ka publikuar një foto satelitore për të ilustruar kundërmasën e vendosur nga Moska për të mbrojtur portin, një strukturë që mund të vendoset ose hiqet sipas nevojës.
Një lëvizje kjo e diktuar nga rreziku i operacioneve të kryera nga njerëz, por edhe nga dronët.
Një skenar i besueshëm, ndoshta i bërë më konkret nga një episod i ndodhur pak ditë më parë: rikuperimi nga bregu i një varke të vogël të kon…
Ka shumë teori mbi origjinën.
Ka nga ata që kanë hedhur hipotezën se është një nga pajisjet e premtuara nga NATO për Zelensky-n (por teza nuk ka gjetur konfirmim edhe sepse nuk korrespondon me modelet e njohura) ose – sugjeron një nga burimet që flet me italianen “Corriere della Sera”- mund të jetë një mjet i zhvilluar nga Ukrainasit duke modifikuar një aparat për përdorim civil.
Kievi ka treguar fantazi dhe aftësi, ka shkaktuar dëme mbi pushtuesit duke përdorur burimet e pakta në dispozicion (raketat kundër anijeve lokale, dronët), ka guxuar të kapë ne befasi armikun.
Kështu ka detyruar Rusinë të gjejë zgjidhje si në rastin e Sevastopol-it. Publikimi i “War Zone” ka shkaktuar debat mes vëzhguesve, të ndarë midis atyre që e konsiderojnë të dobishme dhe atyre që mendojnë se nuk është shumë efektive.
Bëhet akoma më interesante nëse konsiderohet ajo që ndodhi më pas me tubacionet e gazsjellësit Nord Stream të sabotuar në disa vende, një intrigë ndërkombëtare ku të gjithë janë të përfshirë.
Histori me pasoja gjigante, me aspekte të paqarta që i lejon aktorët e përfshirë të shkëmbejnë akuza të ndërsjella: përmendet prania e anijeve në zonë, raportohen lëvizjet para dhe pas, kujtohen episode të largëta sikur të ishin provë faji.
Për gjermanen “Spiegel”, e cila nxjerr info të inteligjencës gjermane, bombat ishin të një fuqie të madhe, një konfirmim indirekt i gjestit të kryer nga një shtet. Po cili? NATO dhe BE hedhin dyshimet e tyre mbi Rusinë, vëzhguesit nuk përjashtojnë përdorimin e dronëve nënujorë që do të kishin ngarkesa të para-pozicionuara.
Gjithmonë në imazhin e “War Zone” të pasuruar me detaje nga eksperti HI Sutton, ka një referencë për një “hapësirë” të mundshme të rezervuar për delfinët e luftës. Moska në fakt mund të përdorë gjitarë të trajnuar për t’iu kundërvënë kundërshtarëve të mundshëm, një teknikë e adoptuar edhe nga Marina e SHBA-ve.
Fronti detar i krizës është një ndërthurje metodash të reja dhe “të lashta”, me taktika që të kujtojnë ato të Luftës së Dytë Botërore, kur sulmuesit italianë mbështeteshin në varkat e vogla shpërthyese, në veprimet me “derrat” (silurët që lëviznin ngadalë), duke arritur të kalonin mbrojtjen britanike.
Sisteme që u kthyen në përdorim edhe në ngjarje më aktuale me episode të përsëritura në duelin Iran-Izrael përgjatë rrugëve të naftës dhe në konfliktin e Jemenit, ku rebelët shiitë Houti përdorën motobarka të pilotuara nga distanca dhe më pas u nisën kundër anijeve armike.