Rama: 40 subjekte dhe 18 kryetarë bashkish e komunash të kallëzuar! Dosjet i ka zënë myku nëpër prokurori

2 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër institucionet e drejtësisë, prokuroritë dhe gjykatat si fajtore për mos çuarjen para drejtësisë të personave që kanë ndërtuar pa leje.

Ai tha se IKMT deri tani ka kallëzuar 40 subjekte, 18 kryetarë bashkish dhe komunash, mes tyre edhe të Partisë Socialiste, 12 drejtorë urbanistikë, 25 kryeinspektorë, 2 drejtorë rajonalë Aluizni dhe 4 kryetarë këshillash të rregullimit të territorit për ndërtimet pa leje në vend, por deri tani nuk ka asnjë para ligjit.

“IKMT deri tani ka kallëzuar 40 subjekte, 18 kryetarë bashkish dhe komunash, edhe të PS, 12 drejtorë urbanistikë, 25 kryeinspektorë, 2 drejtorë rajonalë Aluizni 4 kryetarë këshillash të rregullimit të territorit. Sa nga këta kanë shkuar para ligjit, asnjë, të gjitha këto dosje i ka zënë myku nëpër prokurori.

Prokuroritë na kanë vendosur një barrierë turpi, një pallat i tërë në një zonë turistike, kemi një vit që jemi bam e bum nëpër gjykata, pa larjen komplet, tani ka ardhur momenti për të dhënë një mesazh të qartë që çdo metër katror jashtë lejes do t’ju kushtojë aq shtrenjtë saqë do të jetë marrëzi që t’i hyni kësaj aventure.  Penalisht nuk i ndjek qeveria, por drejtësia, dhe lufta jonë për drejtësinë është titanike për të pastruar këtë llum, që që është llum i llumit, nga ku gjeneron përditë, të njëjtën gjë mendoj dhe unë, kemi arritur të vendosim bazat e institucioneve të reja të drejtësisë të zyrtarëve të lartë.

Nuk janë vetëm ndërtime pa leje, këto kallëzime, nga njëra anë dosja fle në prokurori, nga ana tjetër ai flet nëpër ekrane, nuk duhet të dorëzohemi, kjo është një goditje finale”, tha Rama.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull