Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka publikuar sot një fotografi nga aeroplani derisa ka marrë rrugën për Bullgari.
Ai ka treguar se ka ngrënë mëngjes derisa kombinimi i ushqimit ka qenë tepër i pazakonshëm.
Këtë e ka pranuar edhe vet kreu i shtetit serb dukë thënë se është i vetmi njeri në planet që për mëngjes ha kifle dhe haribo.
“Rrugës për në Bullgari, takime të rëndësishme për Serbinë. Meqë ra fjala, mendoj se jam i vetmi në botë që ha kifle dhe karamele Haribo për mëngjes”, ka shkruar Vuçiç.