Grupi parlamentar i deputetëve të PD-së që mbështesin Enkelejd Alibeajn ka prezantuar propozimet finale lidhur me ndryshimet në reformën territoriale, që do të paraqiten në komisionin e posaçëm parlamentar.
Ata propozojnë rritjen e numrit të bashkive nga 61 që sjanë sot në 94. Me këtë ndryshim, numri i banorëve për njësi vendore ulet nga 75 mijë në 50 mijë. Me rritjen e numrit të bashkive, rritet edhe numri i këshilltarëve bashkiakë në të gjithë vendin
Aktualisht janë 1607 këshilltarë, që me rritjen e numrit të bashkive, numri i tyre pritet të shkojë në 2114.
PROPOZIMI
Nga 61 bashki që është sot, shkon në 94 bashki
Ulet nga 75 mijë në 50 mijë numri i banorëve për njësi vendore
Ulet nga 471 km2 në 315 km2 sipërfaqja mesatare për njësi vendore
Rritet nga 61 kryetarë në 94 kryetarë numri i të zgjedhurve vendorë. Numri i këshilltarëve rritet nga 1607 në 2114
Numri i bashkive për qark rritet nga 5.1 bashki në 7.4 bashki.