Të arrestuar për kokainë dhe mbajtje armësh, kush janë dy vëllezërit që i rrahën në autostradën Tiranë-Durrës

2 Minuta Lexim

Detaje të reja nga historia që po trajtohet si pengmarrje e ndodhur në autostradën Tiranë – Durrës. Dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj po udhëtonin me motor kur një makinë i ka prerë rrugën dhe janë përplasur. Për pasojë motori ka dalë nga rruga.

Mes dy vëllezërve dhe 4 personave në makinë ka nisur konfrontim fizik, dhe dyshohet se në këtë sherr janë përfshirë dhe disa persona të tjerë. Gjatë sherrit personat ende të paidentifikuar kanë futur në makinë Indrit Beqirajn dhe janë larguar.

Mësohet se policia i është vënë në ndjekje. Në momentin që personat e kanë parë që po ndiqeshin e kanë zbritur nga makina Indrit Beqirajn dhe janë larguar.

Më pas është bërë dhe denoncimi. Policia po e trajton rastin si heqje e paligjshme e lirisë, deri tani flitet për dy pista hetimi.

Pengmarrja mund të jetë si pasojë e konfliktit të lindur për shkak të aksidetit por mund të jetë dhe e shkuara e dy vëllezërve.

Si ndodhi e gjithë ngjarja? 

Indrit dhe Gentian Beqiraj (vëllezër) ishin duke udhëtuar me motor në autostradën Tiranë-Durrës. Një makinë me katër persona brenda i kanë prerë rrugën kur ata udhëtonin me motor në autostradën Tiranë- Durrës dhe më pas ka nisur sherri i dhunshëm. Dhuna mes 6 personave përfundoi në pengmarrjen e Indrit Beqirajt. Autorët e kanë marrë me forcë në makinë për 500 metra ku dhe është dhunuar dhe më pas është hedhur nga makina.

Pas dy orësh Indrit Beqiraj u la i lirë. Më pas dy vëllezërit iu drejtuan Komisariatit të Policisë aty ku bënë denoncim për ngjarjen e rëndë, duke iu referuar çështjes si konflikt i çastit.

Mirëpo, policia dyshon që konflikti midis dy vëllezërve dhe autorëve të ketë qenë më i hershëm dhe po hetohet si “heqje e paligjshme e lirisë”.

Dy vëllezërit rezultojnë me precedent të mëparshëm penal, pasi janë arrestuar në vitin 2013 nga policia për mbajtje të armëve pa leje si dhe për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull