U pezullua pasi ofendoi gazetarët në Instagram, rikthehet në detyrë nënkomisarja Anisa Kostani

1 Minuta Lexim

Pas më shumë se 1 muaji pezullim nga detyra nënkomisarja Anisa Kostani është rikthyer në punë.

Ora News mëson se oficerja e policisë e cila mban detyrën e nenkomisares pranë sektorit të krimit ekonomik në drejtorinë e Elbasanit është rikthyer në detyrën qe ajo  ka mbajtur para se ndaj saj të merret masa e pezullimit.

Kjo masë u morë nga vet ish drejtori Gledis Nano pas disa shkrimeve që oficerja  e policisë kishte bërë në rrjetin social Instagram.

Në sqarimin e policisë shkruhej se në Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj kësaj oficereje, për shkelje të rëndë të Rregullores së Policisë së Shtetit, miratuar me VKM nr. 750 datë 16.09.2015, konkretisht të nenit 209, pika 1 “Shkelja e rëndë e atributeve/kompetencave të policisë pa ndonjë arsye bindëse, nuk i përmbush apo dështon në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të caktuara, të cilat kanë shkaktuar pasoja të rënda në kryerjen e detyrave”.

Pas rastit të efektives Kostani, AMP u ka kërkuar që çdo efektiv të jetë i kujdesshëm edhe në përdorimin e rrjeteve sociale duke treguar integritet e përgjegjshmëri.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull