Gjenerali amerikan në pension, Barry Richard McCaffrey, i cili ishte aktiv në kabinetin e ish-presidentit Bill Clinton, komentoi situatën aktuale në Ukrainë.
Ai beson se rënia e një qyteti mund të jetë shkas për Vladimir Putinin që të përdorë armë bërthamore në Ukrainë.
“Nëse Khersoni, i pushtuar nga rusët, bie dhe Putini humb 15,000 ushtarët e tij më të mirë, do të ishte një fatkeqësi politike që do ta destabilizonte Rusinë. Ai [Putini] nuk mund të gjejë më rrugëdalje. Mjetet e vetme të përshkallëzimit do të jenë ose armët bërthamore ose armët kimike. Një fatkeqësi”, shkruan McCaffrey.
“Është një armë e tmerrshme terrori kundër civilëve. SHBA-ja dhe NATO-ja do të ndërmerrnin një veprim të madh me armë konvencionale kundër Rusisë”, beson McCaffrey.
On MSNBC. MORNING JOE. Monday 3 Oct 9 am ET. Ukraine. If Kherson falls and Putin loses 15,000 of his best troops it will be a political disaster destabilizing the state. He cannot find a way out. The only escalatory tools will be Tac Nukes or CW. Disaster.
— Barry R McCaffrey (@mccaffreyr3) October 3, 2022