Kulturat që puthen!

2 Minuta Lexim

Dashnor Kokonozi

Pas ditëve të para të punës, vëreja se krijohej një gjendje pak e veçantë në zyrë. Hiqja xhaketën dhe ulesha në karrigen time, por vërtet që ndjeja se diçka nuk shkonte. Këtu e njezet e pesë vjet më parë kjo punë.
Më vonë një koleg më shpjegoi se kjo ndodhte nga që unë nuk i puthja koleget kur vija në punë. Ato ndiheshin pak të fyera.
Natyrisht, sytë i kisha dhe e shihja se kushdo që hynte, përshëndeste dhe u afrohej kolegeve t’i puthte në faqe. Mendoja se ishte pasojë e njohjes së vjetër që kishin.

U korrigjova që të nesërmen.
Gjithçka ndryshoi. Buzëqeshje, konfidenca, oferta për kafé. Qe një kulturë e tërë. (Një shef shteti frankofon la nam duke puthur mbretëreshën e Anglisë)
Shenja e parë e respektit për gratë e njohura është që t’i puthesh. Vlen edhe për njohjet e reja. Kur drejtori (e kam mik edhe këtu në fcb) më paraqiti një ditë gruan e tij, u hodha dhe e putha në faqe, aty ku ishim shtëpinë e një kolegu që na kishte ftuar për darkë.

Kur u ktheva për herë të parë në Tiranë, pas nja dhjetë vjetësh, erdha bashkë me veset e reja.
Që në aeroport, të parës së njohur që pashë e që më njohu, iu vërsula dhe e putha në faqe.
Shihja përsëri që kishte diçka që nuk shkonte, por nuk i bija në të.
Reagimet ishin më të çuditëshmet. Keqkuptiet po ashtu.
“Këtu e gjete? Nuk e sheh se jemi në rrugë?”
Kam mbajtur shënime, mbase do t’i sistemoj një ditë…

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull