Policia jep detaje për operacionin me 14 të arrestuar: Një polic dhe një ushtarak të përfshirë në krime të rënda

2 Minuta Lexim

Një polic i burgjeve është përfshirë në një grup kriminal në Durrës, i cili ndihmonte një grup për të kryer vrasje ndaj kundërshtarëve.

Policia e Shtetit bëri me dije sot se krahas vëllezërve Beqiraj janë arrestuar edhe 11 persona të tjerë, të cilët gjatë viteve të fundit kanë kryer një mori krimesh të rënda, përfshi vrasjen dhe pengmarrjen. Krahas tij është arrestuar edhe një ushtarak, i cili ndihmonte grupin në fjalë.

Kujtojmë se, 15 persona kanë rënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen si pjesë e një grupi kriminal që merrej me vrasje me pagesë. Sipas policisë, aksioni ka ardhur pas ndalimit të vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj të cilët ditën e djeshme u përfshinë në një incident me 4 persona të tjerë.

Këta të fundit kanë rrahur dy vëllezërit ndërsa më pas kanë rrëmbyer Indritin, për ta hedhur në cep të një rrugë disa minuta më pas. Pas kësaj ngjarje policia ka nisur hetimet, ndërsa dy vëllezërit kanë rrëfyer edhe ngjarje të tjera kriminale. Sipas hetimeve të policisë Indrit Beqiraj dhe Gentian Beqiraj janë arrestuar pasi akuzohen se janë pjesë e grupi që po planifikonte vrasjen e Aleksandër Lahos i njohur si Rumit të Shijakut.

Po ashtu me arrestimin e dy vëllezërve Beqirja, është zbardhur edhe një tjetër ngjarje kriminale. Bëhet fjalë për masakrën e “Don Boskos” të ndodhur në fillim të këtij viti. Po ashtu vëllezërit Beqiraj të arrestuar kanë rrëfyer një seri atentatesh të tjera të kryera në Tiranë dhe në Durrës.

Disa nga të arrestuarit:

G.B

I.B

F.B, Punonjësi i policisë së burgjeve në Durrës.

P.H, Banues në Fushë Krujë.

I.H

A.D

F.M

B.E

G.SH

G.D

A.H

H.F

A.L

A.C, Punonjës ushtarak.

Po ashtu u referuan materialet ne Prokuroria

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull