Interi tregon fytyrën e vërtetë, zikaltërit mposhtin katalanasit edhe me ndihmën e VAR

2 Minuta Lexim

Inter ka arritur të fitojë minimalisht ndaj Barcelonës me rezultatin 1-0, duke marrë kështu tre pikë me shumë vlerë në grupin e “ferrit”.

Spanjollët kanë qarkulluar bindshëm topin 45 minutat e para të lojës, ku kanë tentuar me Dembele dhe Lewandowskin të gjejnë golin, por pa rrezik për Onanën.

Inter nga ana e tjetër ka tentuar disa kundërsulme të rrezikshme, duke e vënë në vështirësi Ter Stegen. Në fillimin e lojës, Calhanoglu tentoi një goditje potente nga jashtë zone, por portieri gjerman arriti ta priste me vështirësi. Më vonë, një penallti ishte gati të jepej për zikaltërit, por Correa ndodhej më parë në pozicion jashtë loje.

Disa çaste më vonë, një kundërsulm i shpejtë nga Inter, Correa avancon i vetëm duke shmangur Ter Stegen dhe duke shënuar, por gjyqtari anësor ngre flamurin për pozicion të parregullt.

Por, Inter ka arritur të kalojë në avantazh në minutën e 46-të të lojës.

Pas disa përpjekjesh brenda zonës, topi vjen drejt mesfushorit turk i cili godet fuqishëm nga jashtë zone dhe Ter Stegen nuk gjendet aty për ta pritur.

Loja filloi të nxehej, ku gjyqtari kryesor nuk i kurseu aspak kartonat e verdhë për të dyja ekipet.

Zikaltërit luajtën një lojë shumë të zgjuar dhe me strategji, ku arritën të mbyllnin çdo hapësirë të mundshme.

Por në fundin e lojës, VAR ka shpëtuar zikaltërit pasi Dumfries kapi topin me dorë, por VAR nuk e dha.Inter me këtë fitore, pozicionohet në vendin e dytë me 6 pikë, ndërsa Barcelona në të tretin me tre pikë.

Nga ana tjetër, Napoli ka shpartalluar Ajax në Holandë me rezultatin 1-6.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e thellë 1-3, ku për italianët shënuan Raspadori, Di Lorenzo dhe Zielinski. Në pjesën e dytë ishin Raspadori, Kvaratskhelia dhe Simeone.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull