Fituesja e Miss Krimea 2022 është gjobitur me 40.000 rubla ruse (680 dollarë) nga autoritetet ruse për shkak se këndoi një këngë patriotike ukrainase, sipas mediave shtetërore ruse dhe autoriteteve rajonale pro-ruse.
Olga Valeeva u kursye nga një dënim me burg sepse ajo ka fëmijë të vegjël, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS. Shoqja e saj u dënua me 10 ditë paraburgim, shkruan CNN.
“Në Krime, askush nuk dënohet për këngët normale ukrainase”,Oleg Kriuchkov, këshilltar i kreut të administratës ruse të Krimesë së pushtuar.
“Por! Askush nuk do të lejojë që këtu të këndohen himne nacionaliste! Nëse dëshironi të këndoni ‘Chervona Kalyna’ ne do t’ju ofrojmë një platformë – do t’ju çojmë në një territor neutral në Nikolaev ose Zaporozhzhia. Këndoni sa të doni!”
“Chervona Kalyna” është një këngë patriotike ukrainase që është bërë virale gjatë pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë, duke përfshirë një version nga Pink Floyd. Teksti i këngës nxit kombin ukrainas të ngrihet dhe të “gëzohet” si një shkurre e kuqe kalina (“chervona kalyna”) që është hedhur në fushë.
Rajoni ukrainas i Krimesë u aneksua ilegalisht nga Rusia në vitin 2014.