Vëllezërit Beqiraj kërkojnë statusin e të penduarit të drejtësisë/ “Na mbroni familjen. jemi gati të rrëfejnë vrasjet e bujshme dhe porositësit”

1 Minuta Lexim

Dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj kanë kërkuar statusin e të penduarit të drejtësisë dhe kanë kërkuar që familja e tyre të merret në mbrojtje dhe se do të bashkëpunojnë me drejtësinë për të zbardhur disa porosi për vrasje me pagesë.

Grupi hetimor ka dyshime të forta se dy vëllezërit kishin marrë urdhra dhe porosi jo vetëm për “Rrumin” (Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi) por edhe për njerëz të rëndësishëm për eliminim, shkruan BW.

Po ashtu mësohet se ata mendohet se do i bënin një favor një grupi tjetër shumë të fuqishëm ekonomikisht si dhe me përgatitje ushtarake të lartë.

Vëllezërit Beqiraj u arrestuan të martën e 4 tetorit gjatë operacionit të koduar ‘Porositësi’, së bashku me 13 persona të tjerë, të cilët bënin pjesë në një bandë vrasësish me pagesë. Banda vepronte në Tiranë dhe në Durrës, dhe në këmbim të shumave të mëdha të parave, pranonin kërkesa për ekzekutime.

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull