Enkelejd Alibeaj, ka dhënë një deklaratë për mediat pas takimit me presidentin Bajram Begaj, takim i cili u zhvillua Presidencë.
Alibeaj tha se temë diskutimi në takim ishte data e zgjedhjeve lokale, ndërsa i shtoi se i propozoi një datë mes 15 prillit dhe 15 majit.
Më tej Alibeaj zbuloi se i ka kërkuar Begajt që data e zgjedhjeve lokale të mos bëhet pengesë për miratimin e reformes territoriale.
“Isha sot në një takim me presidencën e republikës. Diskutuam për zgjedhjet lokale të. I shpjegova Begajt se për sa i përket datës ka një segment kohor midis 15 prillit dhe 15 majit. Do duhet të jetë një datë sa më herët brenda kësaj periudhe.
Duhet një orë e më parë ti japim të drejtën shqiptarëve të shprehin vullnetin e tyre në zgjedhjet lokale. Një orë e më parë brenda këtij segmenti kohor. Ky ishte qendrimi ynë.
I kërkova se momenti kur presidenti do të flasë të jetë moment që mos bëhet pengesë lidhur me miratimin e reformës territoriale.
Presidenti më tha se jam thirrur në cilësinë e ushtruesit të detyrës së PD-së. Është e drejta e presidentit që të thërrasë këdo”- tha ai.