Idrizi pas takimit me Begajn: Zgjedhjet do të shoqërohen me të gjitha problematikat, jemi të shqetësuar

1 Minuta Lexim

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi pas takimit me Presidentin Bajram Begaj për datën e zgjedhjeve vendore 2023, ka  folur për shqetësimin që ka ndarë me kreun e shtetit.

Sipas tij, problematike mbeten standardet zgjedhore.

“Nuk ka aq shumë rëndësi data. Se duket sikur këto zgjedhje do të shoqërohen me problematikat që kanë qenë në të kaluarën.

Kam ndarë me presidentin shqetësimin për produktin e reformës zgjedhore dhe për standardet e zgjedhjeve”, ka thënë Idrizi.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull