Erling Haaland u transferua në merkaton e verës nga Borussia Dortmund te Manchester City për 60 milionë euro. Bomberi norvegjez kas hënuar 19 gola deri tani mes Premier League (14) dhe Champions League (5), duke vendosur një rekord unik në turneun më të mirë për klube.
22-vjeçari numëron 28 gola në Champions në 22 ndeshje me një mesatare prej 1.27 goli për ndeshje, mesatare më e mirë se 98 skuadra që kanë marrë pjesë në këtë kompeticion.
Shumë është përfolur për një klauzolë që i lejon largimin nga City.
200 milionë euro duhen paguar për të “rrëmbyer” Haaland kampionëve të Anglisë në vitin 2024, ndërkohë që çmimi i kartonit zbret në 175 milionë euro në verën e vitit 2025. Por, drejtuesit e Manchester City kanë mohuar ekzistencën e një klauzole të tillë.
Në Spanjë janë të bindur që goleadori viking mund të transferohet te Reali i Madridi në vitin 2024, por “Cityzens” e hedhin poshtë këtë mundësi sipas raportimeve të medieve angleze, duke tentuar të qetësojnë tifozët në lidhje me dyshimet e së ardhmes së Haaland.