Sulmuesi i Chelseas, Pierre-Emerick Aubameyang pas fitores kundër Milanit, ka thënë se nuk ka pritur që skuadra italiane do të jetë kaq e fortë.
“Blutë” e Londrës mbrëmë mundën Milanin (3-0), në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi gabonez shënoi golin e dytë në fitoren e londinezëve.
“Të them të drejtën, nuk e prisja që Milani të ishte kaq i fortë”, tha Aubameyang.
Ish-sulmuesi kuqezi ka vlerësuar skuadrën e Piolit.
“Një skuadër e vështirë për t’u përballur, ata luajnë shumë mirë futboll. Ne patëm intensitetin e duhur për t’i mundur”, theksoi ai.