Na lanë të varfër këto monstra 30 vjeçare!

3 Minuta Lexim

Ymer Nurka

* * *

Permendesh e di fejtonin “Klubi Selanikut” te Çajupit te madh. Ku ai here pas here i drejtohet personazhit te tij; “Po ku ishe ti more beu yne?!”
Nuk e ka humbur vleren as sot, kur po i njejti mentalitet anadollak me halldupe sundon ende politiken Shqipetare?
Fushatat e tyre per pushtet, te cilat kurre nuk behen mbi “bema”, por me “gjemat” e njeri tjetrit. Ata premtojne se “te zezen”, qe keto 30 vjet e kane patur “de fakto”, si sloganin dominant, do ta zbardhin sadopak.
Ende flasin per prona, se domosdo ky vend nuk shteroka. 45 vite pune e palodhur e popullit, qe sot e gezojne horrat dhe morrat.
Ku ka pasuri më te madhe se ajo qe ju perket te tërëve si; pyjet, lumenjte, liqenet, detet, nentoka ( minierat), lagunat, flora dhe fauna. Asete te painventarizuara qe per 30 vite shfrytezohen pakriter, nga persona ne sherbim te politikes. Per 3 dekada miliona e miliona m3 lende drusore, miliona e miliona tonelata peshk, miliona miliona tonelata minerale, miliona e miliona tonelata nafte, ku shkuan, kush i perfitoi?! Me gjithe keto pasuri te shfrytezuara brutalisht nga njerez te krimit e korrupsionit qe sot vetequhen oligarke dhe biznesmene te pushtetshem. Nese gjithe ky prodhim (i eksportuar padyshim) do te ishte konvertuar ne te ardhura ne buxhetin e shtetit, sot Shqiperia nuk duhet te kishte 15 miliarde € borxhe dhe 5000 $ te ardhura per fryme. Turp dhe krim njeheresh, kur vetem Mali zi, nje vend me 600 mije banore, qe me se shumti nzin nga shkembinjte dhe shkurret, por qe realisht gezon nje GDP prej 17 miliarde $, pra 22 000$ per fryme. Demet qe na ka sjelle kjo politike dhe keta politikane per 30 vite nuk kane te sosur. Keta jane padyshim kriminelet dhe plangprishesit me te medhenj ne tere historine tone kombetare.
Jam i sigurte, qe nje dite dikush do te jete i vetedijshem dhe pas tij ndofta gjithe Shqiptaret do te zgjohen. Ne kujtim te mostrave te kesaj politike 30 vjeçare do te ndertohet diçka, si biçim strukture ndofta piramide me granit te zi, ku ne faqet e saj do te skaliten fytyrat e ketyre palolidereve, me qellim qe te kujtohen te gjithe brezat qe vijne e te mos perseritet historia! Memoria e Kombit regjistron edhe atehere kur dikush mendon, se ajo eshte shkaterruar nga skleroza dhe nga veprimtaria e tradhetareve dhe dallkaukeve antishqiptare.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull