NGA NJE GARSONIER TE NJE VILE

6 Minuta Lexim

Josif Papagjoni

Sot “menazheri”, im bir, Lediani, na mori dhe shkuam ne nje lagje plot vila, te qete, me blerim, pak trafik, ne Parisin “jugor”. Kishte huajtur dhe nje makine, une u bera shoferi, ishte pa kamio automatike dhe me ngaterroi nja dy here me balancimin gaz-freksion ne trafikun e rregullt te qytetit. U futem ne nje vile. Ishte e nje irlandezi, i cili ka krijuar besim dhe im bir e menazhon. Nje nate ketu, me tha im bir, kushton 250 euro, por mua ma dha me 75 euro per dy dite, se une kujdesem, gjej klientet.
Te them te drejten, eshte bukuri e madhe, paqe, natyre, qetesi. Lerme o Zot te rroje, i thone fjales. Vetem ajri te shendosh. Kjo vile ben diku te 3 milion euro. Ky irlandezi ka disa apartamente me qira ne Paris, por ama jeton ne Irlande, hidhet here pas here edhe nga Parisi per biznesin e vet.
Sa te ndryshme jane statuset ekonomike dhe sociale mes njerezve!… Njerez te varfer qe rropaten per pak mireqenie dhe vrapojne puneve, njerez te pasur qe luajne me parane, te trashegueshme apo te krijuar nga biznesi, rentat, bankat, aksionet, fitimet, hajduterite e mbuluara etj. Pastaj vijne emigrantet, qe u del shpirti dhe paguajne 700 e 1000 euro qirane e shtepse. Keshtu ka qene qysh ne zanafille, i forti zhvat copen e madhe te byrekut i dobeti te voglen. Dhe ky rend i shperndarjes se te mirave, privilegjeve, favoreve, pushtetit, parave e gjithçkaje tjeter, nuk ndryshon. Librat klithin per barazi, utopite trullosin njerezit per “komunat”, “kooperativat”, “ishujt” e lumturise dhe barazise mes te kamurve dhe te vobekteve, por ky raport i hekurt, i eger dhe i erret, pra pabarazia, nuk ka per te ndryshuar. Gjithe letersia e madhe, shkrimtaret e medhenj derdhin merine, zemerimin, terbimin e tyre ndaj ketij raporti, por te gjitha mbeten germa mbi leter, ngushellime te embla per te mjeret, qe as i lexojne poezite dhe romanet e tyre (si perhere dhe ato i lexojne te paktet, njerezit qe kane kohe e nge, dmth para). Religjionet po ashtu flasin per barazi mes njerezve, premtojne parajsat ngjyra-ngjyra per grigjat e tyre qe mjerani dhe zhelani te ngopen me lugen e zbrazur te iluzionit, endrres, premtimit dhe shpreses. Edhe teorite e sotme te shek. XX dhe XI, pa permendur emra, e kritikojne pabarazine mes klasave e kategorive te ndryshme sociale, por askush nga ata, aq sa kam lexuar, nuk e çon vizionin dhe zgjidhjen e tij drejt nje zgjidhjeje radikale. E dine se si perfundoi utopia marksiste e shoqerise se persosur dhe veterregulluese: KOMUNIZMI. Edhe te ashtuquajturit “starte te barabarta” nuk gjejne masivisht zgjidhje: ndryshon biri i nje te pasuri qe i ben studimet ne universitete qe te shkulin qimet e kokes dhe nje te vobekti, qofte dhe shtreses se mesme, qe mund te hyje ne borxhe gjer ne fyt. Mesa duket pabarazia sociale, siç edhe jane bimet ne natyre apo kafshet ne hierarkite e tyre te mishngrenies, do te mbetet nje realitet i pandryshueshem, vetem me ca redaktime qe mund te behen here pas here permes reformave radikale, revolucioneve, permbysjeve apo ndryshimeve te mençura e racionale per te shmangur turbullirat sociale dhe anarkine… Prandaj deshtoi edhe koncepti komunist i Marksit i “barazise”, ku “secilit i jepet sipas nevojave dhe secili i jep shoqerise sipas aftesive”. Dhe ky premtim a vizion i “madherishem”, i shumedeshiruar nga pjesa me e madhe e njerezve (besoj), u kthye ne nje diktature, ne dhune, ne diferencim, ne shfrytezim, ne spekulim, ne mashtrim, duke krijuar standartin e asaj qe u quajt “barazia ne varferi”. Sepse pasurimi eshte per pak njerez, jo per te gjithe. “Nuk u beme si kembet e dhise”, thote fjala e urte. Ti mund t’i biesh “malit qe s’bezan”, siç klithte Migjeni e miliarda te tjere ne bote, por mali te shtyp e guret te bien ne koke. Dhe fatalisht njeriu ndjen se eshte i dobet…
Brenda dy ditesh une provova standardin e dyfishte. Dy te parat ngjeshur ne nje garsoniere, sot gjeresi, hapesire, komoditet. Dhe duke qene rehat te kjo vile e bukur, vetiu mendja me mori me vete dhe molloita ca per barazine dhe pabarazine.
E pra, barazia eshte endrra, utopia, letersia, deshira, shpesh dhe teoria, doktrina, religjioni, ndersa pabarazia eshte e verteta qe te perplaset me vrazhdesi ne sy dhe, do-s’do, duhet ta pranosh. Sigurisht me ca arnime, therrime e genjeshtra te bukura, qe u shperndahen te varferve, per te mos prishur paqen sociale dhe trazuar gjakrat…

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull