“Çfarë do duhet t’i them Erdoganit, do ia them në sy!” Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis duket se i ka dhënë përgjigje të drejtpërdrejtë presidentit të Turqisë, Erdogan për tensionet dhe qëndrimet provokuese që kanë pasur me njëri-tjetrin.

Ndërsa sot, në takimin jo zyrtar tha: “Greqia nuk provokon kurrë, por përgjigjet me besim sa herë provokohet.”
Siç bëri në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Kyriakos Mitsotakis u shpjegoi 43 liderëve të pranishëm se ” nuk ka kuptim të akuzohet Greqia për rritjen e tensionit në Egje, kur Turqia është ajo që drejtpërsëdrejti ngre pyetje edhe për sovranitetin e ishujve grekë.”
Sipas kryeministrit grek, është e pamundur të ketë marrëdhënie të qeta midis Greqisë dhe Turqisë, për sa kohë që kjo retorikë vazhdon.
Kjo vjen pas deklaratave të Erdogan ndodhej për vizitë zyrtare në Bosnje-Hercegovinë, nga ku dha një mesazh se do të bëjnë atë që është e nevojshme nëse sipas tij, vijojnë kërcënimet e paligjshme të Greqisë.
“Ata kanë ishuj, kanë baza në ishuj por nëse kërcënimet e tyre të paligjshme do të vazhdojnë, durimi ynë do të soset. Ajo që po ju them nuk është fantazi. Në momentin e duhur, do të vijmë natën befas”, tha rreth një muaj më parë Erdogan.